Lajme

Pacolli gὀdet Osmanin: Është naive të mendosh se telefoni mund të klonohet gjatë kontrollit

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 03 August 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli sërish ka reaguar, pas incidentit të presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

Ai ka thënë se “gjatë një udhëtimi në Itali, me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asocicaonit të Torontos, ra fjala për ngjarjen në Shkup”.

Pacolli ka thënë se zyrtari në fjalë ia konfirmuar se “nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë”.

-Advertisement-

Tutje, ai në profilin e tij në Facebook ka deklaruar se në rastin ku ishte e përfshirë Osmani “piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda”.

Pacolli shkrimin e tij e ka përfunduar me një “thumb” për presidenten, sa i përket çështjes së dorëzimit të telefonit për kontroll tek sigurimi i aeroportit.

“Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera