Lajme

Pacolli e konfirmon shkrimin e inFokusit për mbledhjen e fakteve për të bëmat e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 10 December 2019

Gazeta inFokus para tre ditësh ka raportuar që MPJ-ja ka mbledhur 10 mijë faqe dëshmi, dëshmi për krimet e luftës në Kosovë nga serbët.

Ndërsa ministri në detyrë i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë kësaj të marte në një intervistë për Klan Kosova ka konfirmuar se së shpejti do të dorëzoi në prokurori 10 mijë dosje dëshmi për krimet serbe të kryera në Kosovë.

Ai ka thënë se këto të dhëna së shpejti do të ua dërgojë autoriteteve kompetente, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Depozitojë 10mijë faqe material me provat për krimet e luftës së Serbisë në Kosovë.

Pacolli ka thënë se këto dosje nuk kanë pasur mundësi të trajtohën më herët pasi që nuk ka pasur asnjë qasje në dokumentet e krimit deri para 4 viteve.

“Kosova nuk ka pasur asnjë qasje në këto dokumente e krimit deri pothuajse 3 a 4 viteve. Kemi qenë nën administrimin e UNMIK-ut”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera