Lajme

Pacienti ikë nga Psikiatria në Spitalin e Gjilanit, kërkohet ndihmë në Polici

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 17 July 2024

Jo rrallëherë ka pasur raste kur pacientët e klinikave dhe spitaleve publike në vend kanë ikur nga repartet kur kanë qenë duke u trajtuar. Ngjarje të tilla më shpesh ka pasur në repartet e Psikiatrisë. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë një 35-vjeçar ka arritur të largohet nga reparti i Psikiatrisë në këtë spital dhe akoma nuk është gjetur.

Rasti është denoncuar në spital nga një zyrtar i spitalit, i cili ka raportuar se pacienti është larguar nga pasditja e 15 korrikut dhe s’është kthyer më.

-Advertisement-

Pacienti që ka ikur ka shumë vite që trajtohet në këtë spital, thonë tutje të njëjtat burime.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera