Pacientët me dializë paguajnë taksi për transport nga Deçani për Pejë
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 27 January 2018
Pacientët e sëmurë me dializë ankohen për kushtet e transportit nga Deçani për në spital të Pejës.
Tri herë në javë, pacientët që kanë nevojë për dializë udhëtojnë nga Deçani drejt Spitalit të Pejës për ta marrë terapinë e tyre, mirëpo ata ankohen me kushtet e automjetit transportues të siguruar nga komuna.Pacienti Dervish Demhasaj tha për Kallxo.com se kombi me të cilin udhëtojnë tri herë në javë nuk i ka kushtet e mira për bartjen e të sëmurëve, sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
“Na jemi me të diskriminuarit në komunë të Deçanit. Këqyre çfarë kerri kem, as nuk munden me hyp pacientët në të. E kanë paguar taksin (pacientët tjerë) se nuk munden me hypë e me dalë, s’munden me nejtë prej ftohtit, klima nuk i punon, as dorën nuk ta nxeh. Shiu qaty na pik në midis, kqyri karriget”, u ankua Demhasaj.
Ai tha së transporti me të cilin udhëtojnë u është ndarë nga komuna e Deçanit por, sipas tij, ai nuk i plotëson kushtet për bartjen e pacienteve për në spital.
Edhe pacienti tjetër, Riza Çeku, u ankua për kushtet e automjetit transportues që i bartë nga Deçani për Spitalin Regjional të Pejës.
“Ky as nuk ka nxehje, as nuk ka karrige, as s’ka ftohje, as amortizim”, tha Çeku.
Sipas tij, këto kushte po ndikojnë edhe në shëndetin e tyre, sidomos pas marrjes se terapisë.
Edhe përkundër premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore për zgjidhje të problemit, pacientët thonë se asgjë nuk ka lëvizur.
Në anën tjetër, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, tha se janë në dijeni për shqetësimin e pacientëve në dializë.
Ai tha se nga 20 pacientë sa janë gjithsej në këtë komunë, 14 prej tyre u paguhen 50 litra derivate për udhëtim, kurse 6 prej tyre udhëtojnë me transportin e siguruar nga komuna për ta.
Berisha tha se transporti aktual nuk është në gjendje aq të keqe, mirëpo premtoi se brenda pak kohe do sigurohet një automjet i ri.
E rreth këtij problemi, drejtori i QKMF-së në Deçan tha se ka biseduar me Kryetarin e Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, nga i cili theksoi se ka marrë mbështetje.
“Menjëherë projekti i parë të cilin ne do ta tenderojmë është kombi për pacientët të cilët janë në dializë. Domethënë është projekti i parë në shkurt. Ne do t’i fillojmë procedurat e tenderimit, e sa do të zgjatë ajo nuk varet prej neve”, tha Berisha.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...