Lajme

Paçarizi: Në mungesë të një opozite aktive kemi nisur ta bëjmë Rrahman Jasharajn figurë qendrore

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 06 September 2022

Opinionisti, Rrahman Paçarizi, deklaroi se është fatkeqësi që në Kosovë është duke u ndërtuar një mit për kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharajn, në kuptim të diskursit që ai e përdor publikisht me nam e me besim, dhe kjo siç tha, nuk i shkon një udhëheqësi të sindikatës.

“Duhet të jetë më serioz. Problemi është që në mungesë të një opozite aktive, duke e pasur një opozitë oportuniste që po pret të përfitojë nga gabimet e Albin Kurtit, ne kemi nisur ta ndërtojmë apo ta bëjmë figurë qendrore në Kosovë një kryesindikalist”.

“Kryesindikalistët shndërrohen në mite në sisteme diktatoriale, ne nuk jemi sistem diktatorial” u shpreh Paçarizi në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera