Lajme

​Pa paga qe tre muaj, infermierët dhe stafi mbështetës protestojnë para MSh-së

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 25 May 2022

Stafi shëndetësor i angazhuar në menaxhim të pandemisë COVID-19 sot ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë pasi që gati 3 muaj nuk janë paguar.

Me pankartat në duar që mbanin mbishkrimet “Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs në gjermanisht në orën 17:00”, “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja”, “Heronjtë e pandemisë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, ata kanë kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për pagat e tyre dhe po ashtu rreth kontratave që iu skadojnë në qershor.

Nurije Ukaj tha se kërkesë te vetmen kanë pagesat e pagave të tyre.

-Advertisement-

Ajo tha se vazhdimisht kanë bërë kërkesa dhe shkresa për këtë çështje por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Edhe Qëndresa Berisha, e cila është e angazhuar në qendrën e vaksinimit u shpreh se arsyeja e kësaj proteste është mospagesa dhe vazhdimi i kontratës.

Sipas saj, për shkak të kësaj qasje ajo ka vendosur qe të vazhdojë angazhimin e saj profesional në Gjermani.

Derisa u shpreh se për shkak të angazhimit në menaxhim të pandemisë ka humbur edhe familjarë të saj.

Në mbështetje këtyre mjekëve dhe infermierëve u doli edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Elirak Duraku nga kjo sindikatë kërkoi që sa më parë tu paguhet mundi këtyre profesionistëve shëndetësorë si dhe tu vazhdohet kontrata e punës pasi nevoja për ta siç u shpreh ai, është e madhe.

Mbi 1 mijë e 200 profesionistë shëndetësorë janë angazhuar ne menaxhim të pandemisë nëpër klinika dhe spital të përgjithshëm si dhe proces të vaksinimit që nga shtatori. Këtyre mjekëve dhe infermierëve iu skadon kontrata e punës në qershor të këtij viti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera