Lajme

Pa licencë të mjekut dhe pa specializim: Njeriu i afërt i Latifit në rrugë për t’u bërë drejtor në Telemjekësi

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 06 May 2022

Ismet Lecaj pritet të zgjedhet sërish drejtor nga SHSKUK në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë. Lecaj është person i afërt me ministrin Rifat Latifi, ndërsa nuk ka të kryer fare specializim dhe nuk është i licencuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës

Qendra Kombëtare e Telemjekësisë është institucion terciar në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar. Kjo qendër është themeluar nga ministri Rifat Latifi. Iniciativa nga Latifi ishte ndërmarr në vitin 2000 ndërsa projekti kishte përfunduar në vitin 2007 me donacione nga BE dhe SHBA përmes Fondacionit të Latifit i cili quhet ‘International Virtual E-Hospital’ në vlerë rreth 1.5 milionë Euro.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe Ismet Lecaj, i cili prezantohet nga Latifi në shumë publikime shkencore si përfaqësues i fondacionit të tij ‘IVEH’ si dhe përfaqësues i QKT-së në Kosovë.

-Advertisement-

Që prej asaj kohe kur është funksionalizuar Telemjekësia është udhëhequr nga Lecaj i cili nuk ka licencë valide të mjekut të lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e madje as specializim.

Se nuk ka licencë valide kjo është konfirmuar nga vet Oda e Mjekëve të Kosovës në një përgjigje për Gazetën Shneta.

“Ju njoftojmë se Dr Ismet Lecaj, nuk është anëtarë i Odës së Mjekëve të Kosovës, andaj nuk kemi informata lidhur me licencën e tij”, thuhet në përgjigjen e OMK-së.

Lecaj është sërish rrugës për t’u zgjedhur drejtor në këtë institucion, ndonëse nuk e plotëson kushtin bazik sipas statutit të SHSKUK-së, statuti i së cilës në Nenin 18, pika 2 nënvizon se drejtorët e njësive organizative “krahas kualifikimit specialistik, duhet të kenë thirrje” të tjera.

Se ia kanë pranuar dokumentet Lecajt pa specializim, e ka pranuar vet Zyra e Sektorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK. Ndonëse pranimi i dokumenteve në këtë mënyrë përbën shkelje të Statutit, nga kjo zyrë kanë thënë se i kanë pranuar dokumentet e Lecajt në mungesë të kandidatëve tjerë që i plotësojnë këto dy kushte.

“Jo të gjitha njësitë kanë karakteristika profesionale dhe menaxheriale të njëjta, prandaj për pozitën Drejtor i Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë janë pranuar kandidatet të cilët kanë të kryer vetëm Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa licenca nga Oda e Mjekëve nuk është kërkuar për asnjë kandidat sepse konkursi ka qenë për pozitë të drejtorit të institucionit, drejtori i institucionit nuk ofron shërbime shëndetësore, në këtë rast Qendra Kombëtare e Telemjekësisë nuk ofron shërbime shëndetësore për pacientë”, thuhet në përgjigje.

Faza e parë e testimit me shkrim të kandidatit Lecaj për këtë pozitë tashmë ka përfunduar dhe ai i ka marr pikët e mjaftueshme për të kaluar në fazën e intervistimit me gojë.

Vet Lecaj nuk ka kthyer asnjë sqarim për shkollimin e tij dhe lidhjet me ministrin Latifi, në pyetjet e dërguara nga Gazeta para disa ditësh.

Në këtë konkurs nuk i janë pranuar dokumentet një kandidati tjetër i cili është zyrtar në Telemjekësi, me arsyetimin se nuk e ka pasur përvojën e duhur menaxheriale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera