Pa efekt marrëveshjet mes dy qeverive, ulen eksportet Kosovë-Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 27 November 2022
Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë realizuar 8 mbledhje të përbashkëta duke nisur që nga viti 2014. Në fokus ka qenë rritja e marrdhënieve tregtare dhe lehtësimi i procedurave për bizneset që operojnë në të dyja vendet por mesa duket kjo nuk ka dhënë ende efekte konkrete.
Nga të dhënat rezulton se janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje, pjesa më e madhe e të cilave kanë nisur zbatimin por ka ende që kanë mbetur vetëm në letër. Një ndër nga marrëveshjet që ende nuk njohur zbatim është krijimi i bursës shqiptare të energjisë elektrike.
Por pavarëisht këtyre nismave të dhënat zyrtare për marrdhëniet tregtare nuk reflektojnë ndonjë përmirësim. Eksportet kanë pësuar rënie ndërsa importet qëndrojnë në pothuajse të njëjtat nivele. Si pas të dhënave të INSTAT eksportet vlerësohen se janë 3.1 mld lekë nga 3.6 mld lekë që ishin një vit më parë. Produktet kryesore që ne eksportojmë në Kosovë janë ushqimet dhe mineralet e lëndët djegës. Nëse vërejmë të dhënat e publikuara nga INSTAT për 10 mujorin sipas nëngrupeve, rënie të konsiserueshme ka pësuar nëngrupi i mineraleve dhe lëndëve djegëse nga 6.9 miliardë që ishte një vit më parë në 4.7 gjatë këtij viti. Edhe nëngrupi material ndërtimi ka pësuar një ulje të ndjeshme. Po ashtu edhe numri i bizneseve që operojnë në Shqipëri mbetet i vogël dhe zë vetëm 7% të totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta.Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, ndërsa në 2021, numri i tyre u ul në 469.
EKSPORTET KOSOVË-SHQIPËRI
TETOR 2021 3.627 mld
TETOR 2022 3.126 mld
Eksportet sipas nëngrupeve
Minerale, lëndë djegëse energji 2021 6.9 mld
Minerale, lëndë djegëse energji 2022 4.7 mld
Të tjera
-
Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin ...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...
-
Gashi në emision: Mund të bëheni bashkë dhe të më rrihni, por s’mund të më detyroni të pranoj diçka të papranueshme
Aktivisti Shkëlzen Gashi gjatë emisionit Pressing të T7, ka thënë se themelim...
-
Imami Labinot Maliqi pritet në takim nga kryetari i Prishtinës
Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është pritur në takim nga kryetari i...
-
Diplomati shqiptar: Vihet re një ngërç në marrëdhëniet Kosovë – ShBA
Diplomati nga Shqipëria Arben Çejku ka thënë se është e dukshme se marrëdhëni...