Pa Championsin, Emery i shkarkuar nga Arsenali
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 11 October 2019
Unai Emery rrezikon të humbasë punën e tij si trajner i Arsenalit nëse ai nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League, pasi ka shpenzuar plot 152 milionë paundë gjatë merkatos së verës për ta përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë.
Arsenali po garon edhe një herë në nivelin e dytë të kompeticioneve europiane (Europa League) me klubin dhe tifozët që dëshirojnë të rikthehen sa më parë në Champions.
“Topçinjtë” aktualisht renditen në vendin e tretë në Premier League, pozicion që do të ishte i mjaftueshëm për ta siguruar këtë objektiv, por Raul Sanllehi, drejtues i lartë i Arsenalit, ka paralajmëruar se moskualifikimi i mundshëm në Champions do të ishte dështim.
“Ne i thamë Unait që e humbëm kualifikimin për në Champions vitin e kaluar, por këtë sezon, me një skuadër më të fortë, presim që ta arrish.”
Këtë deklaratë, Sanllehi e bëri në një forum me tifozët e Arsenalit. Temë diskutimi ishte edhe çështja “Ozil”, me turko-gjermanin që nuk po luan më, edhe pse është më i paguari në skuadër me 350 000 paundë në javë.
“Politika e Unai Emery ka qenë gjithmonë e tillë: do të luajë ai që punon më shumë në stërvitje.”
Gjatë verës, drejtuesit e Arsenalit kanë qenë shumë aktivë në merkato, duke bërë shpenzime të mëdha. Ata thyen rekordin e transferimit të klubit për të sjellë në “Emirates” Nicolas Pepe nga Lille për 72 milionë paundë. Nga marrëveshja me Real Madridin për Ceballos u shpenzuan 15 milionë të tjera, ndërsa 25 milionë shkuan në arkat e Celtic për Keltan Tierney, pa harruar edhe 7 milionë paundë që “Topçinjtë” i paguan Chelsea-t për David Luiz. William Saliba (27 milionë) dhe Gabriel Martinelli (6 milionë) janë të tjerë futbollistë për të cilët londinezët kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme.
Shpenzimet e Arsenalit gjatë verës:
Nicolas Pepe (Lille, 72 milionë paundë)
William Saliba (Saint Etienne, 27 milionë)
Kieran Tierney (Celtic, 25 milionë)
David Luiz (Chelsea, 7 milionë)
Gabriel Martinelli (Ituano, 6 milionë)
Dani Ceballos (Real Madrid, 15 milionë)
TOTALI = 152 milionë paundë
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...