Lajme

Pa asnjë ditë shkollë, të punësuar në institucione shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 07 March 2018

Të punësohesh në institucionet shtetërore në Kosovë nuk është e domosdoshme të kesh përgatitje adekuate e shpesh herë as shkollimi minimal nuk është i nevojshëm, shkruan Infokusi.com.

Madje edhe në fushën e arsimit ekzistojnë mijëra të punësuarve që kanë të përfunduar vetëm shkollën fillor dhe të mesëm.

Sipas të dhënave të punësimit në Ministrinë e Administratës Publike reth 2 mijë punonjës në objekte arsimore kanë të diplomë vetëm të shkollës fillore ndërsa 3 mijë e 945 kanë diplomë të shkollës së mesme.

-Advertisement-

E numri i atyre që kanë përfunduar shkollimin superior është vetëm 14 mijë punonjës.

Por gjendja në ministritë, komunat e agjencitë tjera shtetërore në Kosovë është akoma më e rëndë, aty ka të punësuar që nuk kanë asnjë ditë shkollë.

Sipas të dhënave të punësimit në Ministrinë e Administratës Publike në tërë Kosovën punojnë rreth 1 mijë ose saktësisht 982 zyrtarë komunal pa asnjë ditë shkollë e 410 prej tyre punojnë në administratë.

E 2 mijë e 225 punonjës kanë të përfunduar vetëm shkollën fillore , por ka numri i atyre që kanë përfunduar shkollën e mesme është 10 mijë e 313.

Me shkollim të lartë janë 6 mijë e 446, përderisa me shkollim superior janë afër 20 mijë persona./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera