OVL-UÇK dënon akuzat e Serbisë ndaj ish-luftëtarëve: Përndjekje politike
Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 20 July 2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj, siç e ka quajtur, “fushatës së vazhdueshme të institucioneve serbe dhe qarqeve të lidhura me to për kriminalizimin e luftëtarëve të UÇK-së”.
Në një reagim në Facebook, OVL-UÇK ka thënë se shënjestrimi i pjesëtarëve të Brigadave 111 dhe 121, si dhe njësive të tjera të UÇK-së, është përndjekje politike e motivuar nga urrejtja ndaj UÇK-së.
Sipas organizatës së veteranëve të luftës, Serbia nuk ka autoritet moral të flasë për krime lufte, ndërsa ka kërkuar nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të shmangin kalimin nëpër territorin serb, duke u thënë se thirrjet për arrestime dëshmojnë, sipas tyre, vazhdimin e së njëjtës qasje politike ndaj luftës së Kosovës.
“Thirrjet e vazhdueshme për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dëshmojnë se Serbia vazhdon të ndjekë të njëjtën qasje politike ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Ajo hodhi themelet e shtetësisë dhe sovranitetit tonë. Çdo përpjekje për ta kriminalizuar do të hasë në rezistencë dhe kjo rezistencë nuk do të lëkundet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL-UÇK-së./Klankosova.tv

T� tjera
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
-
‘‘Në asnjë moment’’ – EULEX mohon ‘‘fuqishëm’’ raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka mohua...
-
Studentët e UP-së paralajmërojnë protestë, kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës dhe Këshillat Studentorë t...
-
Veturat e Policisë ende me goma të verës? Ibishi: Sezoni nuk pret
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave për vetur...
-
Komandanti i KFOR’it Vergori në Tiranë: Po vazhdojmë optimizimin e forcave, procesi mund të kthehet prapa nëse rrezikohet siguria
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, ka marrë pjesë në takimin e 14-të të S...
-
Nisma e re legjislative për ligjin për Specialen/ Bajraktari: Synimi kryesor do të duhej të ishte kthimi i selisë së kësaj Gjykate në Kosovë
Avokati Ardian Bajraktari ka shkruar lidhur me nismën e re ligjore sa i ëprke...
-
Lansohet Sistemi i Pagesave të Shpejta, paratë do të transferohen brenda pak sekondash
Qeveria e Kosovës ka njoftuar për lansimin e Sistemit të Pagesave të Shpejta,...
-
Incidenti jashtë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pjesëtari i EULEX-it dyshohet se ia drejtoi armën një familjari
Jakup Krasniqi ka përfunduar edhe vizitën e tretë me radhë në shtëpinë e tij ...
-
IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe vdekje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për vak...
-
Mrekullia e kësaj vitamine për organizmin, ja përfitimet e jashtëzakonshme që mund të sjellë për shëndetin tuaj
Omega-3 është një nga përbërësit e rëndësishëm për organizmin e njeriut, pasi...
-
Arrestohet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet se në çfarë rasti u përfshi
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një zyrtar policor...
-
BQK lanson Sistemin e Pagesave të Shpejta, Kurti: Rëndësia e tij, përtej avancimit teknologjik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e S...

































