Lajme

OVL e UÇK-së dorëzon kërkesën, në speciale të hetohen edhe serbët

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 14 August 2020

OVL e UÇK-së, ka dorëzuar kërkesë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale, në atë formë që të hetohen edhe serbët për krime lufte e jo veç kosovarët, shkruan gazeta Infokus.

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, po thotë që kjo nismë do të duhet të përkrahet nga krejt partitë.

-Advertisement-

Kjo pasi Haradinaj thotë që të gjithë duhet të jenë pro zbulimit të krejt krimeve, shkruan gazeta Infokus.

“Sa më shpejtë ose mbledhje të jashtëzakonshme dhe ftojmë krejt grupet parlamentare që e kanë radhën e fundit që të tregojnë se a janë për zbulimin e të gjitha krimeve apo janë veç për fushatë, nëse janë, ne jemi për zbulimin e krejt krimeve, apo janë selektiv sikur sot me këtë gjykatë raciste e selektive”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa për mundësinë e kundërshtimit nga ambasadat e huaja, Haradinaj tha që jo çdoherë duhet të ndëgjohen ambasadat.

“Nëse partitë shqiptare vendosin sot për sot por edhe serbe, atëherë dëshmojnë haptas se nuk janë për zbulimin e krimieve, ne kërkuan plotësim ndryshimin, e çdo njeri duhet të jetë për zbulimin e krimeve, e nëse nuk janë ne e kemi fjalën tjetër, nëse ambasadat na diktojnë nuk duhet të kemi as deputet se nuk janë autonom e ambasada le ti zgjedhin vet, jo çdoherë duhet të bëjmë çfarë thonë ambasadat”, ka thënë Haradinaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera