Osmanit nuk i shkon në takim KGJK dhe KPK, ajo e quan “bojkot ndaj shtetit”

Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 02 December 2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se shumë gra zgjedhin heshtjen për shkak të pasigurisë.
Ajo ka kritikuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial, meqë të njëjtit kanë bojkotuar takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, e thirrur nga ajo.
“Edhe përkundër konfirmimit, ata nuk kanë ardhur. Është bojkot ndaj të shtetit dhe të drejtave dhe lirive themelore të vendit tonë. Se sa është etike të bojkotohet një takim i shtetit tonë, le ta bëjnë këtë vlerësim atë vet. Si presidente e shoh jashtëzakonisht shqetësuese. Ky takim ka pasur qëllim që secili prej nesh, t’i bashkojmë forcat. E jo të tregojmë inatet ndaj njëri-tjetrit dhe zero ndjeshmëri”, ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar se qëllimi i këtij takimi është që secili institucion të shoh se ku janë bërë gabimet dhe të ndërmerren veprimet konkrete.
“Ky takim është i jashtëzakonshëm se Hamide Magashi me fëmijën e saj nuk janë në mesin tonë. Sot as Safije Godeni nuk është në mesin tonë. Ajo që e rëndon këtë dhimbje është që bashkë me
Hamide Magashin humbëm një jetë e re që nuk arriti të vij në këtë botë”, shtoi Osmani.
Nqë këtë takim të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, i cili vjen pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave, kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Të tjera
-
BBC: Zjermi i Shqipërisë, mënyra perfekte për të mbyllur gjithçka në Eurovision
Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis tra...
-
“Zjerm” elektrizon publikun në finalen e Eurovisionit
Me këngën “Zjerm”, interpretuesit Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca u ngjitën në...
-
Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve mes Ukrainës e Rusisë
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, përshëndeti sot nga Roma marrëves...
-
Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund luf*ta në Ukrainë!
Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezulta...
-
Takimi me Macron në Tiranë, Osmani thotë se biseduan për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin francez Emma...
-
Edhe pak minuta, kështu mund të votohet për “Shkodrën Elektronike” në natën finale
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “...
-
‘E ka rrok makina…”, biznismeni mezi mban lotët kur rrëfen se si e humbi motrën më të vogël
Biznismeni i njohur, Besnik Imeri, me emocione të mëdha tregon ngjarjen se si...
-
Osmani takohet me Erdoganin, e falënderon për bashkëpunimin në përforcimin e pozitës ndërkombëtare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip ...
-
Nemo, fituesi i Eurovisionit në 2024-në, edhe në finalen e sivjetme në Bazel theu “kode”
Këngëtari zviceran Nemo është rikthyer për të përsëritur këngën e tij fituese...
-
The*je me thi*ë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve
Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi j...
-
Norvegjia, shteti i parë që e nis Eurovisionin
Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më t...
-
Si funksionon votimi në Eurovision?
Eurovisioni është rikthyer – këtë herë në Bazel të Zvicrës. Gara evropiane e ...