Osmani: Zgjedhjet në veri mund të mbahen

Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 02 June 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe ka bërë të ditur kërkesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, të cilëve u ka konfirmuar se mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit, gjithnjë duke respektuar legjislacionin në fuqi.
Osmani në një konferencë për media, në kuadër të samitit të dytë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, ka thënë se nuk kishte plane ta takonte presidentin e Serbisë, Vuçiq por se është takuar pasi kishte këmbëngulje nga shumica e liderëve evropian.
Gjatë këtij takimi, Osmani tregoi se çka kërkoi nga Vuçiq.
Osmani tregoi se si presidenti Macron dhe kancelari Schultz, i kërkuarn Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në veri, për të cilat ajo shtoi se ato mund të mbahen, shkruan Kosova Press.
“Kishte disa kërkesa që presidenti Macron dhe kancelari Schultz kishin si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Nuk është se presidenti Vuçiq u përgjigj në asnjë nga ato pyetje që ata kishin për të. Ndërsa, ajo që ata kërkuan nga Kosova është që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri, që do t’u jepte mundësinë qytetarëve serbë të marrin pjesë dhe kryetarët e komunave të zgjedhin me një legjitimitet më të madh. Dhe unë i informova se korniza jonë ligjore e lejon këtë mundësi dhe ne jemi të gatshëm ta konsiderojmë atë në përputhje me ligjin e Kosovës për zgjedhjet. Kjo do të thotë se qytetarët serbë, rreth 20% e tyre që janë në listat zgjedhore, mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes kësaj, ata mund të inicojnë procesin e zgjedhjeve të reja dhe ne jemi të gatshëm të zbatojmë ligjin. Është shumë e lehtë, është një proces shumë demokratik, ne i lejojmë qytetarët tanë të përcaktojnë se kur duan zgjedhje të reja dhe besoj se pa problem mund të ecim përpara me këtë, por duhet pjesëmarrje nga ana e tyre. Ata mund të zgjedhin kryetarin e komunës me një legjitimitet më të lartë, por duhet të marrin pjesë. Vuçiqit iu kërkua që të mos ndërhyjë, të mos u bëjë presion qytetarëve që të mos marrin pjesë. Nga ana e tij nuk ka pasur përgjigje”, tha ajo.
Osmani foli edhe për marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër, duke thënë se të kërkosh vetëm nga njëra palë për ta zbatuar nuk do të ndihmojë në besueshmërinë e procesit.
Sipas saj, Kosova është në anën e duhur të historisë dhe po mbron demokracinë, sovranitetin, diçka që u arrit me shumë sakrifica. Osmani ka folur edhe për bashkëpunimin me aleatët e Kosovës.
“Pavarësisht këtyre mosmarrëveshjeve të ditëve të fundit, unë jam duke punuar shumë gjerësisht me partnerët tanë amerikanë, si dhe me partnerët nga BE-ja, dhe të gjithë jemi të të njëjtit mendim se një rrugë përpara, një zgjidhje për de-përshkallëzimin është shumë afër, por ne duhet të sigurohemi që fokusi të jetë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, jo vetëm në një pjesë të saj”, tha ajo.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...