Osmani viziton qytetarët e veriut, policinë falënderon për punën dhe përkushtimin
Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 31 December 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Mitrovicë të veriut, ku është takuar me qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës
Presidentja vizitoi drejtorinë rajonale të policisë atje, ku zyrtarëve policorë iu shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhur të tyre.
“Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide”, u shpreh Osmani.
Presidentja vizitoi edhe bizneset e hapura së fundmi në very, duke iu uruar të gjithëve vit të ri me shëndet dhe begati.
Ky është njoftimi i plotë i presidentes:
Në prag të ndërrimit të moteve, vizituam Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, ku grave dhe burrave në uniformë pata rastin t’ua shpreh mirënjohjen e thellë për punën dhe përkushtimin e palodhur.
Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, ndamë momente gëzimi me më të vegjlit tanë, për festën e Vitit të Ri, dhe së bashku me ta vizituam bizneset e hapura së voni në veri të cilët po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë e qytetit, por edhe në integrimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim.
Të gjithë fëmijëve dhe familjeve të tyre, të të gjitha etnive, nga zemra ju uroj një Vit të Ri, plot shëndet, begati dhe suksese! Le të jetë 2025 një vit i paqes dhe i mbarësisë për të gjithë!
https://www.facebook.com/share/p/14nTCRPkhp/
Të tjera
-
ShSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji prit...
-
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeçar shqiptar
Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi...
-
KQZ: Hapet aplikimi online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimi...
-
SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie, Gjykata vendos sot
Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e ...
-
Rizvanolli: Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse, pas 7 vjetësh me humbje
Pas shtatë vjetësh humbje, Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurës...
-
Nga janari deri në nëntor, diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë
Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën jana...
-
31 aksidente trafiku me të lënduar për 24 orë
31 aksidente trafiku me të lënduar kanë ndodhur brenda 24 ore, siç njofton Po...
-
Dyshohet se vajza e mitur po ushtron dhụnë psikike ndaj nënës në Pejë
Në Pejë, dyshohet se një grua është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e ...
-
Pejë: Gruaja raporton në polici se i është vjedhur çanta e krahut nën kërcënimin e armës, në të kishte 6-7 euro
Një grua në Pejë ka raportuar në policia se një person i maskuar nën kërcënim...
-
Arrestohet i dyshuari, rrạhu gruan me të cilën po bashkëjetonte dhe e kạnosi me ạrmë
Një person është arrestuar në Istog nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ...
-
Policia e Gjilanit heton 34 aksidente dhe shqipton mbi 1100 gjoba gjatë fundvitit
Policia e Gjilanit ka hetuar gjithsej 34 aksidente trafiku gjatë periudhës 27...
-
Reuters: Ndalimi i TikTok në Shqipëri ndez debate mbi lirinë e fjalës
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një reportazh vendim...