Osmani viziton Panamanë dhe Kosta Rikan
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 04 May 2022
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Panama.
Ajo gjatë vizitës në Panama do të pritet nga homologu i saj, Laurentino Cortizo Cohen.
Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Shën Nënës Tereze.
E para e shtetit të Kosovës do ta vizitojë edhe Kosta Rikan, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi Rodrigo Chaves, njofton Presidenca.
“Presidentja Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Republikën e Panamasë dhe në Republikën e Kosta Rikës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rika. Gjatë vizitës në Panama, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga homologu Laurentino Cortizo Cohen, teksa do të zhvillojë takime edhe me institucione dhe organizata të tjera. Në këtë vizitë, Presidentja Osmani pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës, si dhe në një Forum të përbashkët me ministren e punëve të Jashtme të Panamasë, znj. Erika Mouynes. Pas vizitës në Panama, Presidentja me ftesë të presidentit të Kosta Rikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, z. Rodrigo Chaves. Kosta Rika sipas datës së njohjes, është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vizita e Presidentes Osmani është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet. Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...