Lajme

Osmani: Vendosmëria e FSK-së për të shpëtuar jetë, ngjallë shpresë në këtë tragjedi

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 14 February 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për ekipin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili është në zonat e prekura në Turqi për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të cilët kanë mbetur nën rrënoja, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të Kosovës për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

“Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës. Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Postimi i saj i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera