Lajme

Osmani uron Zvicrën për ditën kombëtare: Ke qëndruar krah për krah me ne

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 01 August 2024

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare.

Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.

“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.

-Advertisement-

“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani. Presidentja Vjosa Osmani dhe homologia zvicerane, Viola Amherd

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera