Lajme

Osmani uron Zvicrën për Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 01 August 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Zvicra është shtet mik për Kosovën.

“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë.

-Advertisement-

“Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por për edhe i veçantë për ne kjo pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme”.

“Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera