Lajme

Osmani uron për 16 vjetorin e pavarësisë: Të duam Kosovë – Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë

Autori: Gazeta inFokus 08:54 | 17 February 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Express.

Në urimin e saj, Osmani ka thënë se e duam Kosovën “Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë”.

“Urime ditëlindjen e 16të. 🇽🇰”, ka shkruar e para e vendit.

-Advertisement-

Republika e Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.

Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.

Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera