Lajme

Osmani uron Pashkët: Le të na sjellin mirësi për kombin shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 04 April 2021

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve,shkruan Gazeta Infokus.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë.

“Sot, besimtarët katolikë festojnë Pashkët. Kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes. Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar”.

-Advertisement-

“Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!”.

“Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar!”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera