Lajme

Osmani uron Bidenin për 4 Korrikun

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 04 July 2023
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar mesazhe urimi presidentit amerikan, Joe Biden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Osmani në dedikimin e saj në twitter, aspiron që partneriteti i palëkundur Kosovë-SHBA të vazhdojë të forcohet.

”Gëzuar 4 korrikun për Presidentin Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë. Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera