Lajme

Osmani takon Sekretarin e Organizatës së Doganave Botërore, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 28 April 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave, Kunio Mikuriya, ku tha se Kosova është e përkushtuar të punojë ngushtë me këtë organizatë.

Osmani tha se Kosova është e gatshme që me këtë organizatë të bashkëpunojë në mënyrë që të arritën standarde më të larta në operacionet doganore, përfshirë edhe ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve doganorë.

“Kosova, sipas Presidentes Osmani ka arritur ta rrisë mbledhjen e të hyrave tatimore dhe doganore, teksa agjencitë e rendit, përfshirë Doganën e Kosovës, kanë kryer me sukses operacione të mëdha kundër kontrabandës në të gjithë territorin e shtetit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më tej, e para e shtetit tha se Kosova mbetet e përkushtuar që të bëhet kampione rajonale për sundimin e ligjit, teksa shtoi se në vend po zbatohen reformat që rrjedhin nga direktivat përkatëse të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera