Lajme

Osmani takon presidentin e Malawit: Pavarësisht distancës, mbetemi të palëkundur për thellim bashkëpunimi

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 27 September 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.

Ajo tha se përkundër distancës mes dy vende, kanë shprehur përkushtimin për thellim të marrëdhënieve.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malaëit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës”, tha Osmani.

-Advertisement-

Ka më shumë se një javë që Osmani po qëndron në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Nga atje ajo ka njoftuar për një sërë takimesh me liderë botërorë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera