Lajme

Osmani takon presidentin bullgar Radev: Biseduam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 July 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani thotë me Radev kanë diksutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Postimi i presidentes:

-Advertisement-

Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera