Lajme

​Osmani takoi një grup të shoqatave të komunitetit shqiptar në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 18 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar një grup të organizatave të komunitetit shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanovci dhe Mali i Zi, të cilat veprojnë në SHBA.

Sipas Osmanit, ky takim me mërgatën shqiptare është dëshmi e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ju jeni forca shtytëse e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Liria dhe shteti jonë, janë rezultat edhe i angazhimit të vazhdueshëm të mërgatës sonë këtu, ndaj faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni. Na duhet edhe më tej angazhimi juaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe të SHBA-ve. E di që nuk hezitoni, ndaj presim që bashkërisht, pa dallim të angazhohemi që ta fuqizojmë shtetin tonë, krahas mbështetjes dhe koordinimit me aleatët tanë”, ka theksuar Osmani, njofton Presidenca e Kosovës.

-Advertisement-

Osmani ka theksuar nevojën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë në Shtetet e Bashkuara.

“Në bashkëbisedim me mërgatën, Presidentja Osmani tha se Kosova pret mbështetjen e tyre edhe në fushën e investimeve. Sipas Presidentes Osmani, në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime, ndaj investimet nga mërgata janë të mirëseardhura”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera