Lajme

Osmani takoi komandantin e ri të KFOR-it, rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 14 October 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.

Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Tutje, presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera