Lajme

Osmani takohet me ministrin e Jashtëm polak, i kërkon përkrahje për anëtarësim në KiE

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 17 June 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të premte është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin folën për partneritetin mes dy vendeve dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon e Evropë.

“Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, është shprehur Osmani.

Kujtojmë se presidentja e vendit po merr pjesë në Forumin e Prespës që këtë vit po organizohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera