Osmani takohet me kryeministrin e Tajlandës, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 24 June 2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Tajlandë është takuar me kryeministrin e Tajlandës, Prayout Chan-o-cha, shkruan Gazeta Infokus.
Nga Presidenca kanë njoftuar se fokus i këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve ndërshtetërore.
“Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin e Tajlandës për mbështetjen e këtij shteti ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Në takim me Kryeministrin e Tajlandës, Presidentja ka theksuar se Kosova e sheh këtë shtet si aleat në këtë pjesë të botës, ndaj është e interesuar që edhe me ndihmën e saj të ndërtojë marrëdhënie miqësore me shtetet e Azisë Juglindore”, thuhet në njoftimin Presidencës.
Gjithashtu, në këtë takim e para e vendit ka ka prezantuar mundësinë dhe potencialin që ofron Kosova për investitorë të jashtëm, duke përmendur popullsinë e re dhe të arsimuar si asetin kryesor shtetëror
“Për ta lehtësuar bashkëpunimin ekonomik me këtë shtet, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën e marrëveshjes për mbrojtje të investimeve dhe atë për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Në këtë kontekst, Presidentja është angazhuar për rritjen e shkëmbimit të mallrave dhe lëvizjes së qytetarëve në mes të dy vendeve”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...