Lajme

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin për zhvillimet në Veri

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 15 December 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për zhvillimet e fundit “fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike.

-Advertisement-

Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera