Lajme

Osmani takohet me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, flasin për sulmin terrorist ndaj Policisë në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 29 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani me ambasadorin turk ka folur lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ku ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

“Sipas Presidentes Osmani, institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Në takim me ambasadorin Angili, Presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në raport me zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

Sipas Presidentes Osmani, institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në takim me ambasadorin Angili, Presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Turqinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera