Lajme

Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 28 March 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Bogujevci e Duriqi, duke thënë se strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë kundrejt shqiptarëve pa dallim moshe ishte shfarosja dhe spastrimi etnik.

“25-vjet më parë, forcat kriminale vranë në mënyrë mizore 14 anëtarë të familjeve Bogujevci e Duriqi, në mesin e të cilëve 7-fëmijë të moshës 2 deri 15 vjeç dhe 7 gra. Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genc Bogujevci janë dëshmitarë të aktit makabër, ndaj këto dëshmi janë në funksion të kujtesës dhe të sjelljes se autorëve para drejtësisë”, ka thënë e para e shtetit.

Tutje presidentja Osmani ka thënë se liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur drejtësia vihet në vend!

-Advertisement-

“Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët e familjeve Bogujevci dhe Duriqi”, ka theksuar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera