Osmani: Shtatë zyrtarë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 18 August 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për dorëheqjet e pjesëtarëve të rinj nga komunitetit serbë në Policinë e Kosovës.
Osmani nga Klina ka thënë se deri më tani në bazë të informatave të fundit nga organet e sigurisë kanë dhënë dorëheqje shtatë zyrtarë serbë të Policisë së Kosovës.
Në një konferencë për media Osmani ka thënë se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve po vjen nga Serbia, teksa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për presionin ndaj policëve serbë.
“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë tu bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron dhe Kushtetuta dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka akuzuar Serbinë për shkelje të Marrëveshjeve të Brukselit dhe për shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jetë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka vijuar ajo.
Ndryshe, diplomatët ndërkombëtarë, të akredituar në Kosovë, shprehën shqetësimin e tyre për dorëheqjen e tre policëve serbë të Kosovës.
Pas dorëheqjeve, në Kosovë u shpall një konkurs për pranimin e policëve të rinj, ku 74 policë të rinj nga komunitetet joshumicë kishin filluar punën në Policinë e Kosovës. Nga ky numër, 46 i përkisnin komunitetit serb. /Telegrafi/
Të tjera
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...