Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos diskutohet marrëveshja finale
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 30 November 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev në Sofje.
“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.
Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.
“Kjo është mënyra se si ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”.
Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza muaj më parë, kur, sipas saj, Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, kanë dalë me një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Propozimi që përmendi ajo – i njohur në publik si plani franko-gjerman – thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Së voni, Bashkimi Evropian ka nisur t’i referohet atij si “propozimi i Brukselit”.
“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.
Ekzistenca e propozimit të BE-së është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.
Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.
“Është koha që Serbia përfundimisht të vendosë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë. Në drejtim kah Evropa, apo në drejtimin e Moskës? Nuk mund të jesh me të dyja palët”, ka thënë Osmani.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje për targat, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.
Të tjera
-
Bastisen nëntë lokacione, sekuestrohen armë e municion në Prishtinë
Policia e rajonit të Prishtinës, njofton se ka përfunduar me sukses një opera...
-
Ganimete Musliu tallet me Specialen: A duhet arrestuar edhe Abdixhiku?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Gjykatën Speciale, e cil...
-
Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku shqiptoi policia gjatë 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 591 tiketa trafiku gjatë 24 ...
-
Provokojnë serbët, vendosin pamflete kërcënuese: Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska
Pamflete me mbishkrime kërcënuese janë shfaqur mbrëmë gjatë natës në veri të ...
-
Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë
Presidentja, Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100...
-
Zbulohet varianti i ri i “Covid” që do përhapet me shpejtësi në vjeshtë
Vjeshta po i afrohet dhe me të, varianti i ri i COVID-19, KP.3.1.1, është duk...
-
Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në pr...
-
KFOR-i bën tërheqjen e disa mjeteve shpëṛthẏese në Kamenicë
Dje rreth orës 11:22, një person nga fshati Karaqevë e Epërme e Kamenicës ka ...
-
FSK realizoi me sukses ushtrimin fushor në Babaj Bokës dhe Devë
Komanda e Forcave Tokësore (KFT) i FSK-së, Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë (R...
-
Shehu publikon pamjet nga punimet në rrugën Junik-Gjeravicë
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka publikuar pamjet nga punimet në r...
-
Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë bri...