Osmani: Rusia ka ende një satelit në Ballkan, Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 07 April 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetuesin australian “ABC”, ka thënë se pamjet e Ukrainës janë të njohura për qytetarët e Kosovës pasi i kanë përjetuar gjatë viteve 1990-ta.
“Vërtetë kthehen kujtimet e dhimbshme. Kosovarët kanë qenë viktima të gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë viteve 90-ta, krime të bëra si rezultat i politikave gjenocidale të Millosheviqit. Janë kujtime të tmerrshme të së kaluarës sonë, por edhe një kujtim që drejtësia ende nuk është ofruar për viktimat e këtyre krimeve. Ne kemi kaluar nëpër këtë. Kemi qenë refugjatë, kështu që kemi treguar solidaritet dhe jemi shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që ka vendosur sanksione në një vijë me partnerët tanë si SHBA-në, BE-në por edhe Australinë e partnerë tjerë. Jemi siguruar që të marrim masa kundër Rusisë. Ndonëse jemi shtet i vogël, mendoj se gjatë kësaj periudhe të vështirë për kontinentin tonë, duhet bërë gjithë bashkë, pavarësisht i madh apo i vogël”, tha Osmani.
Ajo ka shtuar se Rusia në Ballkanin Perëndimor e ka një satelit, siç është Serbia.
“Qartë që për rajonin tonë mund të ketë pasoja, veçanërisht të lidhura me sigurinë. Rusia ende ka një satelit në rajonin tonë, që është Serbia. Serbia i ka shërbyer interesave ruse për një kohë. E ka rritur bashkëpunimin ekonomik e ushtarak me Rusinë gjatë këtyre viteve të fundit, në një përmasë aq të madhe sa është shqetësim jo vetëm për shtetet e rajonit, që e duan paqen, por edhe për partnerët tanë nëpër botë”, tha Osmani.
Në pyetjen e gazetares pse NATO nuk po ndërhynë në Ukrainë ngjashëm siç kishte ndërhyrë duke bombarduar ish-Jugosllavinë për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë, Osmani, ka thënë se nuk është kundërshtari i njëjtë dhe se po bëhet fjalë për Rusinë, një prej fuqive më të mëdha nukleare, e rreziku është shumë më i madh.
“Nuk po vepron NATO njëjtë, pasi nuk ka përballë një agresor të njëjtë. Ka përballë Rusinë, një prej fuqive më të mëdha nukleare në botë. Do të thotë rreziqet janë më të mëdha sesa në ish-Jugosllavi atë kohë, kur ne të gjithë u deshëm ta luftonim ‘Kasapin e Ballkanit’, Millosheviqin. Besoj se aleatët tanë në botë mund të bëjnë më shumë. Nuk duhet harruar se oksigjeni për këtë luftë është ekonomia ruse”, ka thënë Osmani, duke aloduar se Rusisë duhet t’i vendosen sanksione më të mëdha.
Osmani ka thënë se “kurrë më” nuk duhet të jetë vetëm slogan, por një veprim. Duhet bërë çdo gjë të mundur për të ndaluar vuajtjet e qytetarëve të Ukrainës përballë një lufte të tmerrshme të paprovokuar.
“Besoj se duhet ta mbyllim çdo vrimë atje që ndihmon ekonominë e Rusisë, pavarësisht nëse flasim për sektorin e energjisë apo oligarkët që kanë drejtuar atë shtet me shekuj. Duhet të sigurohemi që njëkohësisht si BE-ja, SHBA-ja, Australia e shtetet tjera, të përdorin gjuhë të qartë ndaj shteteve që po e ndihmojnë Rusinë. Këto nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë, por edhe aleatët e Rusisë që janë nëpër botë. Besoj po ashtu se Ukraina duhet të ndihmohet më tepër me armë shtesë, sidomos me aeroplanë luftarakë, në mënyrë që të mbrojë qytetarët e pafajshëm që janë viktima të krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit.
Osmani ka thënë se qëllimet gjenocidale të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kanë qenë të qarta nga fillimi, me përdorjen e termave “denazifikim”.
“Bota duhet të reagojë për të ndaluar vuajtjet e popullit ukrainas”, tha Osmani
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...