Lajme

Osmani pritet me nderime të larta në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 10 October 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ceremoni të lartë nga homologu i saj, Zoran Milanoviq në Kroaci.

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

-Advertisement-

Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera