Lajme

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Mbretërisë së Tajlandës

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 03 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Në komunikatën për media thuhet se në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.

“Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij. Sipas Presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e  marrëdhënieve  tregtare me Tajlandën”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Tutje, aty bëhet e ditur se Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera