Lajme

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen mizórisht në Serbi, faktori ndërkombëtar të mos e injorojë këtë

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 18 April 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës.

Osmani kadetëve policorë me këtë rast u ka thënë se tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim.

“Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për tu bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do ti bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë. Edhe sot po përballemi me sfida, ku 5 nga policët tanë po mbahen të arrestuar nga shteti shovensit serb, i bëjmë thirrje aleatëve  të ndërmarrin veprime të ndalin veprimet shovensite ndaj policëve dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera