Lajme

Osmani përkujton Ismet Rracin: Drejtësia të mbetet domosdoshmëri

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 24 April 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtoi Ismet Rracin në 23 vjetorin e vrasjes. Me këtë rast presidentja kërkon që të vendoset drejtësia në rastin e vrasjes së heroit Rraci.

“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë, shtetndërtimin dhe jetën institucionale. Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë. Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri. Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera