Lajme

Osmani i përgjigjet Vuçiq-it, flet edhe për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në qeverisje

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 29 October 2017

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se në të ardhmen Lista Serbe do të largohet nga Qeveria e Kosovës për shkak të fuqizimit të Ushtrisë së Kosovës.

Madje sipas tij, pas gjithë këtij skenari LDK do të mund të jetë pjesë e Qeverisë.

Vuçiq ka shkuar tutje duke deklaruar se në krye të LDK-së shumë shpejtë ka mundësinë të emërohet Vjosa Osmani ose Lutfi Haziri.

-Advertisement-

Sipas Vuçiq, e gjithë kjo do të bëhet pasi Lista Serbe assesi nuk merr pjesë në krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe se vendin e saj do ta zë LDK-ja, me të cilën do të krijohet shumica e re.

E lidhur me këtë deklaratë, ka folur edhe e përmendura, deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Sipas deputetes Osmani, Vuçiq nuk ka aspak të drejtë të përzihet në çështjet politike të Kosovës dhe është shprehur e bindur se LDK se në asnjë mënyrë nuk bëhet pjesë e Qeverisë Haradinaj.

“Vuçiq nuk ka të drejtë të përzihet në çështje të brendshme politike të Republikës së Kosovës, as në tema që lidhen me partitë politike e as në ato që kanë të bëjnë me përbërjen e Qeverisë së Kosovës apo transformimit të FSK-së në Ushtri”, ka thënë Osmani për Indeksonline.

Sipas saj një gjë të tillë sa më shpejtë që ta kuptojë Vuçiq, aq më mirë për Serbinë.

“Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen pavarësisht asaj se çfarë mendon Vuçiq”, ka shtuar Osmani.

Gjithashtu deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osman ka deklaruar se LDK do të udhëheqë qeverinë e re, kurdo që ajo të bëhet.

“Për më tepër, LDK e ka bërë të qartë që në asnjë mënyrë nuk bëhet pjesë e Qeverisë aktuale. Me përkrahjen qytetare, LDK do të udhëheqë qeverinë e ardhshme, kurdo që mbahen zgjedhjet e reja parlamentare”, ka përfunduar Osmani.

Duhet përkujtuar që ishte pikërisht mocioni i ndërmarrë nga NISMA për Kosovën i përkrahur edhe nga partitë e tjera që bëri rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga i pari i LDK-së, Isa Mustafa, përderisa çështja e transformimit të FSK-së në FAK, mbetet një ndër premtimet kryesore të secilës qeverisje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera