Osmani i përgjigjet Nasim Haradinajt për Specialen: Po dezinformon
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 04 January 2018
Deputetja Vjosa Osmani ka hedhur poshtë deklaratat e sekretarit të OVL-së, Nasim Haradinaj, i cili tha se ka biseduar me deputetët e LDK-së dhe se ata janë pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Deputetja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj që ka thënë Haradinaj dhe se Lidhja Demokratike në mënyrë unike kundërshton shfuqizimin e Speciales.
“Kjo është dezinformoftë. LDK është unike në qëndrimin e saj për ta kundërshtuar këtë nismë, e cila dëmton sovranitetin e vendit dhe miqësinë me partnerët bashkë me të cilët ndërtuam shtetin”, ka thënë Osmani për Express.
Ndërsa Nasim Haradinaj në një emision televiziv tha të kundërtën e asaj që vazhdojnë ta deklarojnë deputetët e LDK’së.
Ai tha se ka biseduar me secilin deputet dhe ata të LDK’së dhe se më e pakta disa prej tyre do të abstenojnë ndërsa shtatë prej tyre edhe do të votojnë pro shfuqizimit të Speciales.
“Po them se do të bëhet kuorumi dhe pres që brenda muajit do të përfundohet kjo çështje.
Kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro…
Ka njerëz në LDK që do të abstenojnë dhe ka edhe të atillë që do të votojnë pro.
Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë kanë pasur të votojnë 7 deputetë të LDK-së që do të votonin pro”, u shpreh Haradinaj në TV Dukagjini.
Kur krejt historia e zhbërjes së kësaj gjykate filloi, i pari Nasim Haradinaj hyri në një luftë verbale me deputetët e LDK-së.
Kjo sepse ai në një emision televiziv tha “punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së”.
Pas kësaj, vërshuan fyerjet që i bëheshin Haradinajt nga zyrtarë të LDK-së.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...