Lajme

Osmani për vdekjen e Sassolit: Mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 11 January 2022

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur shumë e pikëlluar për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Osmani shkroi se Sassoli ishte mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë.

“Shumë e pikëlluar të dëgjoj për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Një person me vlera të mëdha, të cilin pata privilegjin ta takoj personalisht vetëm një vit më parë”, shkroi presidentja Osmani në Twitter.

-Advertisement-

“Një mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë. Kjo është një humbje shkatërruese për familjen e tij, por edhe për BE-në dhe botën”, shtoi ajo.

David Sassoli vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.

Për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian shkroi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe një njeri që solli vlera europiane në institucionet e BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera