Lajme

Osmani për Skënderbeun: Model i strategut ushtarak e i përforcuesit të themeleve të atdheut

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 06 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Në kujtimin e saj, Osmani thotë se “sot kujtojmë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, përbashkuesin e madh të shqiptarëve dhe riorientuesin drejt vlerave qytetëruese dhe qytetërimit, të cilit i përkasim prej mijëvjeçarësh”.

“Prandaj, shqiptarët panë në të jo vetëm heroin e tyre nacional e mbrojtësin e atdheut të tyre, por edhe strategun e madh nacional, i cili diti të krijonte e të ruante aleanca të reja e t’i ripërtërinte aleancat e vjetra, të krijonte institucione civile e ushtarake e t’i vendoste themelet e diplomacisë shqiptare, mbi të gjitha, ta kultivonte te secili dashurinë për Arbërinë dhe për vlerat e popullit të vet”.

-Advertisement-

“Ai mbetet sot e kësaj dite model i strategut ushtarak e urtakut politik, i diplomatit të rryer e ruajtësit e përforcuesit të themeleve të atdheut. Nami i tij është i përjetshëm e kujtesa e lavdi për të i pambarim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera