Lajme

Osmani për gazetën kroate: Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat kanë ngecur, nuk ka dinamikë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 05 February 2023

“Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiqit”. Ky është titulli i një interviste që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë për gazetën më të madhe kroate, “Veçernji List”.

“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë”, citohet të ketë thënë Osmani.

Si presidente, Osmani ka thënë se është aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit e të dy vendeve, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit, për të bërë gjithçka për të mirën e të dy popujve.

-Advertisement-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në këtë intervistë ekskluzive për “Veçernji List”, ka folur hapur për situatën në Kosovë, për negociatat me Serbinë dhe provokimet e Aleksandër Vuçiqit dhe përse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia, NATO dhe forcat tona do të parandalojnë skenarët e Vuçiçit”, ka theksuar presidentja Osmani.

Ajo hedh poshtë çdo opinion për ndarjen e vendit, duke theksuar se kjo do të hapte Kutinë e Pandorës, duke shtuar se së shpejti do të realizojë një vizitë zyrtare në Kroaci.

Sapo gazeta kroate “Veçernji List” publikoi një intervistë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, shumë shpejt kanë reaguar mediat serbe, të cilat deklarojnë se “Serbia po kërcënohet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera