Lajme

Osmani për dy vjetorin e zgjedhjes së saj si presidente: Udhërrëfyesi im ende është interesi qytetar dhe i Republikës

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 04 April 2023

Presidentja e Republikës së Kosovs, Vjosa Osmani, sot shënon dyvjetorin si presidente e vendit, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani është shprehur se gjatë këtij rrugëtimi i vetmi udhërrëfyes për punën e saj është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, më  2 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidente Vjosa Osmanin me 71 vota për./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera