Lajme

Osmani për Die Welt: Serbia planifikon aneksimin e veriut si Putini Krimenë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 05 October 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka kohë që planifikon aneksimin e veriut, pikërisht sipas skenarit që presidenti rus, Vladimir Putin, përdori për aneksimin e Krimesë.

Sipas Osmanit, Beogradi me propagandën e tij po vazhdon ta nxis komunitetin serb në Kosovë, teksa grupet terroriste trajnoheshin në bazat ushtarake serbe.

“Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit. Nga kjo duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e vendit tonë”, ka thënë Osmani për “Die Welt”, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

E para e shtetit të Kosovës u shpreh e bindur se pas agresonit të 24 shtatorit qëndron Serbia, ku tha se pa aparatin shtetëror serb, terroristët nuk do të kishin akses në armët ushtarake.

“Ata u trajnuan në bazat ushtarake serbe nën koordinimin e ministrit serb të Mbrojtjes. Krahas kësaj, sipas qeverisë amerikane, Serbia ka rritur në një masë të paprecedentë praninë e forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën. Kjo tregon se serbët synojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Dhe se synimi i tyre është ende të pushtojnë pjesë të Kosovës”,.

Tutje, Osmani tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj, ndërsa tha se “nëse akti i agresionit nuk ka pasoja, kjo është shenjë inkurajimi për Serbinë që të ketë përshkallëzime vazhdimisht, në një shkallë shumë më të madhe se sulmi që e kemi parandaluar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera