Lajme

Osmani pas tragjedisë në Turqi: Qëndrojmë me popullin turk në këtë kohë të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 15 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saja popullin turk pas tragjedisë që ndodhi në një minierë ku humbën jetën 41 persona dhe u lënduan 11, shkruan Gazeta Infokus

E para e vendit tha se në këto kohë të vështirë Kosova qëndron me Turqinë dhe me familjarët e viktimave.

“Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të plagosurit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

-Advertisement-

41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, tha presidenti Reccep Tayyip Erdogan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera