Lajme

Osmani pas takmit me Von Der Leyen, kërkon nga BE veprime konkrete për integrim

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 27 October 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani, pas takimit me shefen e Komisionit Evropian, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian veprime konkretet për integrimin në këtë union, shkruan Gazeta Infokus.

Në një konferencë për media e para e vendit ka përmendur edhe çështjen e vizave, ku tha se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar përkundër kushteve të përmbushura.

“Për qytetarët e Kosovës ka kaluar një kohë e gjatë që përkundër plotësimit të të gjitha kritereve akoma nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Gjithashtu e ajo e quajti vendimtare që BE ta mbështesë vendin tonë në këtë kohë krize.

“Është vendimtare që Bashkimi Evropian të na qëndroje pranë dhe ta na mbështesë në përballje me krizat të cilat të cilat po ballafaqohemi, në radhë të parë në përballje me krizën energjetike e cila ka kapluar edhe prej kohësh edhe rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, Von der Leyen pas takimit media tha se Kosova ka shënuar progres të madh në shumë aspekte dhe se kjo është treguar edhe në raportin e fundit të progresit.

“Është shumë mirë të kthehem sot këtu në Prishtinë dhe të ju shoh sërish. Patëm një takim shumë të mirë me biseda intensive që Kosova ka bërë shumë progres është shumë e vërtet. Ju keni punuar shumë, e di që vendi juaj vazhdon të demonstrojë një përkushtim të madh për rrugëtimin evropian. Ju keni treguar sërish mbështetje të plotë dhe përkushtim me përkrahjen e masave që BE-ja mori kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Ju jeni duke bërë reforma të mëdha dhe e di që kjo është e lehtë të thuhet por e vështirë të bëhet dhe me të vërtet ju përgëzoj për këtë”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera