Lajme

Osmani pas takimit me ministren gjermane: Gjermania e mbështet integrimin euroatlantik të vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 16 September 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë znj. Anna Lührmann.

Në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

-Advertisement-

Presidentja Osmani, në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shprehur rendësin e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera