Osmani: Njohja nga Serbia sjell paqe dhe stabilitet afatgjatë

Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 13 September 2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ritheksuar se njohja nga Serbia është zgjidhja përpara. Siç tha ajo, vetëm kjo sjell paqe e stabilitet afatgjatë.
“Cilido nga shtetet e BE-së që jep kontribut në dinamizmin e këtij procesi është i mirëseardhur. Gjermania dhe Franca kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, prandaj ne falënderojmë edhe kancelarin Scholz dhe presidentin francez, Macron, për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Osmani foli edhe për vizitën e këshilltarëve të Francës dhe Gjermanisë, të premten që shkoi. Ajo tha se vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dinamizmin e procesit.
“Kosova ua ka dëshmuar të gjithë partnerëve tanë se ne jemi pala konstruktive në këtë proces, që gjithnjë ka vazhduar të bëjë propozime që sjellin paqe. Çdo zgjidhje duhet të jetë për paqe afatgjate sepse gjysmë zgjidhjet ose idetë që s’kontribuojnë drejt njohjes s’mund t’i kontribuojnë paqes e stabilitetit afatgjatë. Njohja reciproke është zgjidhja përpara, sjell paqen afatgjate dhe stabilitetin afatgjatë. Çdo element që propozohet nga Kosova në takimet me Lajçak, Escobar, e qoftë me të deleguarit e Francës dhe Gjermanisë, ne prezantojmë elementet tona që njohja reciproke është rruga përpara”, tha presidentja, njofton Klankosova.tv.

Të tjera
-
Një teolog shqiptar flet për Euronews, pretendon se Irani e largoi uraniumin para sulmit amerikan
Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran tregoi në një intervistë për E...
-
SHBA i bën thirrje Kinës që të bindë Iranin të mos e mbyllë Ngushticën e Hormuzit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoritet...
-
Trump: Iranit ia hoqëm bombën nga duart, do ta përdornin po të mundnin
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka justifikuar sulmin ndaj objekteve bërth...
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...